Disa këshilla për të shmangur dhimbjet e trupit

Të dhembin gjunjët kur rri ulur për shumë kohë? Ndien dhimbje kur ngjit shkallët? Nuk je i vetëm.

Dhimbjet e kyçeve, shkaktuar kryesisht nga artriti ose  shembjet e ndryshme, prekin më shumë se 10 milionë njerëz  të të gjitha moshave dhe vështirësojnë aktivitetet e përditshme.

Probleme specifike të qafës përfshijnë dëmtime të zverkut  dhe dëmtime të disqeve ndërvertebrore , por problemet më të shumta ndodhin për shkak të tensionit.

Të fjeturit gjumë në një pozicion jo  të volitshëm ose tërheqje muskujsh janë të zakonshme, por qëndrimi i keq është shkaku kryesor. Kur përkulni kokën mbi tablet, telefon apo kompjuter, muskujt e qafës tendosen shumë. Tek një njeri mesatar koka peshon 5.4 kilogramë, por për çdo përkulje prej 2 centimetrash që i bëhet kokës, shtohen edhe 4.5 kilogramë.

Kështu, nëse e përkulni kokën vazhdimisht më shumë se sa 7 centimetra, kjo i shton qafës suaj mbi 19 kilogram shtesë. Ajo që duhet të bëni është të mbani trupin në një pozicion neutral gjatë gjithë kohës. Mbajini veshët në një distancë të barabartë nga shpatullat dhe mjekrën mos e mbani as poshtë as lart.

Për të rritur lëvizshmërinë rrotullojeni qafën me ngadalë majtas duke e përqendruar shikimin mbi shpatullën tuaj të majtë. Qafën rrotullojeni deri sa të mundni pa i shkaktuar dhimbje vetes. Përsëriteni të njëjtën gjë djathtas. Sigurohuni që shpatullat të jenë në qetësi. Përsëriteni këtë gjë nga 10 herë për çdo anë, dy herë në ditë.

Kapja keq e shpatullës, e quajtur ndryshe dhe ngrirja e shpatullës, sipas specialistëve kjo ndodh kur kapet keq ose pickohet tendina nga kockat e nyjës së shpatullave.  Ajo që duhet të bëni është të merni një pako me akull dhe vendosni për 5 deri në 10 minuta mbi shpatull për të ulur inflamacionin. Është e rëndësishme që shpatulla të mbahet konstante dhe të mos lëvizet, prandaj dhe shumë pacientëve mjekët u sugjerojnë një injeksion që ul inflamacionin. Nëse këto metoda nuk funksionojnë, mbetet gjithmonë operacioni si  mundësia më ekstreme për të liruar tendinën e kapur.

Por, ju mund të ushtroheni duke  u përkulur  përpara duke u mbajtur mbi një karrige ose tavolinë, dhe krahun e sëmurë lëreni të varur poshtë. Lëvizeni me kujdes  duke përdorur lëvizje rrotulluese. Rrotullojeni një minutë sipas  drejtimit orar dhe një minutë sipas drejtimit tjetër. Këshillohet të përsëritet 5 herë në ditë.

Rënia në peshë ndihmon shumë  në rastet kur keni dhimbje gjuri. Për çdo 0.5 kile që humbisni, gjurit i hiqet një peshë prej 1.8 kg. Të mbajturit e një qese me akull në pjesën e gjurit ul ënjtjen që krijohet gjatë ushtrimeve fizike.

Mund të praktikohet edhe fizioterapi për ushtime forcimi që ndihmojnë në mosbalancimin e muskujve , por kjo është një gjendje e cila me kalimin e kohës do kalojë dhe nuk ka nevojë për masa drastike siç është operacioni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU