Diplomacia e Kot- ziut…

Nga Ylli Dylgjeri

Ministri Kotzias do e… flet kot!
Ministri grek Kotzias foli sot në konferencën për shtyp për tre grupe çamësh!!! Duke i ndarë sipas tij në “formë akademike”
në:
një grup i madh që jeton në shqipëri,
një grup kristian i myslimanizuar që jeton në greqi dhe
grupi i tretë që ka bashkëpunuar me nazistët dhe më pas ka marrë pjesë në komisionet e vlerësimit e që janë dënuar nga ligjet e gjykatat greke.
Kjo o qirje Kotzias është ose të tallesh, ose me qëllim të mashtrosh opinioni publik me pseudoargumenta akademike. Grupet e çamëve rrjedhin të gjitha nga një trung që kanë jetuar hershëm në çamëri, ose në krahinën e 26-të të greqisë që
Ju e quani Thesproti.
Imigrimet dhe emigrimet tyre në histori janë për shkaqe luftrash, politike, dhe më pas ekonomike . Janë genocidet e vazhdueshme të shovinizmit grek që e kanë lëvizur këtë popullësi. Historia është e gjallë. Janë emrat, fshatrat, heronjtë, gurët, druret dhe lapidarët dokumentari që e tregon edhe sot historinë çame. Bashkëpunimi me nazizmin është një moment episodik si pasojë e kolonizimit me helenë nga jugu i greqisë, që pushteti i Zervës po i sillte në çamëri, me qëllim ndryshim raporti në popullatën 100 çame. Duke i detyruar të shtyjnë gardhet e kufijtë e pronave dhunshëm, pushteti i atehershëm u armiqsua me popullsinë çame që mbeti pa përkrahje. Historia e këtij “bashkëpunimi” fillon e përfundon në një ditë në qendrën e Paramithisë.Arkivat flasin. Lapidari është aty. Aty është edhe Kisha ku organizuan planet për masakrat e famëkeqit Zerva.
Ndaj mund të jenë i rezervuar kur bëni të tilla deklarata qirje Kotzias.
Shqipëria ka mbi njëzet vjet që është hapur ndaj jush e europës, dhe Ju nuk mund ta fshihni historinë dhe aq më shumë çamërinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU