Dikur Franca e nderoi Assad me medalje, ai e kthen pas

President Bashar Assad i ka kthyer mbrapsht Francës çmimin e Legjionit të Nderit, më prestigjiozi në Francë.

Asad e ka kthyer çmimin e dhënë nga Zhak Shirak në vitin 2001, duke thënë nuk pranon çmime nga një “vend skllav” që bombardon Sirinë.

Në një njoftim të presidencës siriane në Tuiter thuhet se medalja i është kthyer Parisit përmes Ambasadës rumune, e cila përfaqëson Francën në Siri.

Vendimi për kthimin e medaljes motivohet me “pjesëmarrjen e Francës në agresionin ndaj Sirisë më 14 prill”.

Pas sulmit ajror të drejtuar nga SHBA-yë, Assad e konsideron të papranueshme mbajtjen e një çmimi të akorduar nga “një vend skllav dhe ndjekës i SHBA-ve”.

Më herët, mediat në Francë kanë shkruar për nisjen e një procedure për revokimin e Legjionit të Nderit ndaj presidentit sirian.

Ky çmim i është marrë mbrapsht çiklistit amerikan Lance Armstrong, stilistit britanik John Galliano dhe producentit Harvey Weinstein, pas akuzave ndaj tij për ngacmim seksual. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU