Digjen dy automjete në Elbasan, policia identifikon autorin

Dy automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mësohet se është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut.

Pjesësrisht është djegur mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Të dy automjetet ishin të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Policisë.

Forcat e Policisë mbërritën 5 minuta me vonesë pas flakëve të zjarrit.

Nëpërmjet kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, Mario, Englent Toçi, cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshme penale.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU