Dieta mediterane më e mirë se ilaçet

Dieta e pasur me perime, arra, peshk dhe vaj mund të zvogëlojë shanset për një vdekje të hershme si pasojë e sulmit në zemër tek pacientët për 37 për qind.

Sëmundjet e zemrës trajtohen më mirë me një dietë mediterane se sa me ilaçe që zvogëlojnë kolesterolin, ka zbuluar një studim i ri, shkruan “CNN”.

Ekspertët konkluduan se një dietë e pasur me perime, arra, peshk dhe vaj mund të zvogëlojnë shanset e një vdekje të hershme për 37 për qind, tek pacientët me sëmundje të zemrës.

Studimi pati 1.200 njerëz të cilët kanë pasur një përvojë të sëmundjes së zemrës dhe gjeti se ata që e kanë ndjekur më së shumti këtë dietë kishin më pak gjasa për të vdekur, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU