“Dielli në kuti”, teknologjia që ruan energjinë e planetit të zjarrtë

Quhet “dielli në kuti” dhe është një pajisje e ideuar për të magazinuar energjinë diellore të prodhuar nga impiantet fotovoltaike.

Ky sistem magazinon në një serbator prej silici të shkrirë energjinë e diellit, ose edhe të erës dhe e kthen nxehtësinë e metalit inkandeshent në energji elektrike çdo herë që nevojitet.

Ky sistem është projektuar nga grupi i Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i drejtuar nga Asegun Henry dhe i mundëson një qyteti të vogël me rreth 100 000 shtëpi që furnizohet krejtësisht nga energjia diellore dhe e erës të ketë elektricitet jo vetëm kur ka diell apo erë, por 24 orë në 24.

Problemi i energjisë diellore, ashtu si ajo e erës, është se mund të prodhohet vetëm kur ka diell dhe erë.

Për të magazinuar energjinë e prodhuar nga këtë dy burime të rinovueshme, janë projektuar disa sisteme të bazuar në bateri prej jonesh litiumi, ose sisteme që përdorin turbina karburante fosile, por kanë një të metë që janë të dyja shumë të kushtueshme.

“Arsyeja përse kjo teknologji e re është interesante, është sepse mund të magazinohet nxehtësia me një kosto shumë më të mirë se sa sistemet aktuale”,

Kjo teknologji e re përbëhet nga një serbator 10 metra i gjatë, i përbërë nga grafit dhe i mbushur me silic të lëngshëm, ku energjia e prodhuar nga qelizat diellore ose nga impiantet e energjisë së erës mund të magazinohet me një temperaturë prej rreth 2 400 gradë. /ATSH/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU