Diell dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për sot

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira afatshkurtër në Veri dhe zonat Lindore, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Mbrëmja përmirëson gradualisht motin nga Veriu në Qendër, por jugu mbetet me vranësira dhe shira të izoluar.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatare dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det vijon dallgëzimi 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante duke luhatur ekstremumet nga 12 gradë në Juglindje deri 33 gradë në Jug.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU