Diell dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për gjithë javën

Gjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior.

Parashikohet që dt. 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU