Die Zeit: Maqedonia po kthehet makth i Europës, pushteti pazar me refugjatët

“Maqedonia është Kështjella e Europës. Simbol i kësaj është kufiri i saj në Idomeni, ku ndodhet edhe kampi më i madh i refugjatëve. Por fajtor për krizën në vendin e vogël ballkanik nuk janë emigrantët dhe refugjatët, por elita politike,” shkruan në fillim gazeta kulturore gjermane Die Zeit. Në vijim Die Zeit bën rezyme të situatës së vendit nga fillimi i publikimit të bombave, ku protestat cilësohet e ngjashme me të Maidanit në Kiev.

Allishverishët mes BE dhe Gruevskit

“Maqedonia pra nuk është vend i revolucionit demokratik, por edhe kështjella e Europës për bllokimin e refugjatëve në të ashtuquajturën rrugë ballkanike. Qeveria austriake e ftoi Maqedoninë në shkurt 2016: qëllimi i ishte i qartë, të mbyll kufirin për refugjatët.

Maqedonia përmbushi detyrat. Mbylli kufirin. Por kërkoi një çmim. “Ne mbyllim për ju kufirin, dhe ju mbyllni sytë!” – kjo ishte kërkesa e pazakontë e Gruevskit (VMRO),” përcjell botasot.info. Ose ndryshë thënë: Sundimtarët duan ta përdorin kufirin, që udhëheqësit korruptiv dhe strukturat autoritare në vend ti mbrojnë. Duhet të mbetet kështu siç është. Ky ishte kalkulimi.

Rikthimi i luftërave të viteve 90-ta

Komisioni Europian është i qartë. Ne dhamë idetë, tani është në duart tuaja ta zgjidhni krizën. Nuk ka alternativë tjetër, ne jemi vetëm për të ndihmuar. Megjithatë BE nuk duhet të besojë te politikanët e Maqedonisë, pasi krahas politikanëve ka edhe qytetarë të cilët, kanë nevojë për ndihmën e Europës.

Me këtë argument moral, BE duhet të shikojë në fillim vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Atëherë ndodhi shpërbërja e Jugosllavisë. Europa shikonte pa vepruar. Çmimi ishte i tmerrshëm. Në të vërtetë BE mund të shikojë sot Maqedoninë duke mos vepruar. Por problemi i saj nuk do shpëtojë Europën – Ai do kthehet në makth për të gjithë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU