Në mbylljen e fushatës elektorale të PD-së në Dibër, Lulzim Basha ka paralajmëruar Kryeministrin Rama dhe të majtën, që të mos guxojnë të prekin votat e dibranëve, në të kundërt, “gjunjët e tyre nuk do ta mbajnë dot këtë përgjegjësi”.
Basha ka akuzuar Kryeministrin dhe fjalimin e tij e ka cilësuar të dobët, duke shtuar se fytyra e vërtetë e qeverisë janë fushat dhe kodrat e kanabisit, tenderat korruptivë dhe kriminaliteti në një nivel alarmant.
“Dua t’i jap një mesazh horrave dhe çakenjve të Edi Ramës, mos guxoni të prekni një votë të vetme, mos fusni duart se do jetë një përgjegjësi që s’do ua mbajnë dot gjunjët. Ne opozita, PD, vëzhguesit jemi të pranishëm kudo, ne jemi garancia se vota nuk do preket. Dibra do ketë zgjedhje të lira e të ndershme.. Sot nga ky shesh i entuziasmit dhe fitores dua t’u them atyre që na ndjekin përmes ekranit se realitetin duhet ta shohim si është pa gënjeshtrat e qeverisë. Ju e keni parë fytyrën e vërtetë të pushtetit, banda që vijnë vërdallë, banditë të importuar që sillen si çamër, po s’kanë asgjë të përbashkët as me çamë as me kosovarë, por janë horra dhe banditë. Kë përfaqësojnë vallë këta krimineë? PSnë? Nuk e besoj, ata s’përfaqësojnë socialistët e ndershëm, unë i kam takuar dhe sot përfaqësuesit e tyre e treguan publikisht, kundërshtarët tanë politikë, pse ata s’ndihen të përfaqësuar, dolën për të thënë që socialistët e ndershëm distancohen nga krimi.”- tha Basha.
Sherefedin Shehu: Ulim taksat në nivel minimal
“Të nderuar kryetarë të pative aleae, të dashur të rinj dhe të reja dibranë që i dhatë energji kësaj fushate dhe i kthyet Dibrës shpresën ashtu sic e meritojmë ne. Mbështetja juaj në këtë miting dhe e gjithë dibranëve vendosin sot vendimin për të filluar punën për të ndërtuar një Dibër të begatë. Nga Lura dh Selishta, nga Kalaja e Dodës deri ne Maqellarë kam parë një bashkim të madh. BUrra grad he djemt ë Dibrës kanë dështuam se para se të jënë anëtarë të partive politike, janë dibranë. Interesi ynë shkon përtej partive politike. Ne na bashkon të gjithëve ndryshimi që kërkon Dibra.
Për një muaj kemi bashkëbiseduar, fatkeqësisht kemi folur për probleme që ju hasni do ditë. Kam folur me biznesmenë që po falimentojnë nga taksat dhe gjobat korruptive. Kam dëgjuar prindërit që nuk mund t’i dërgonin në universitët sepse uiversiteti i Dibrës u mbyll. Kam parë lotët e maturantëve të shkëlqyer që kanë humbur të drejtën e studimit në universitet. Kuvendi ynë sot është një nevojë e qartë për drejtëësi. Ne do i kthejmë Dibrës dinjitetin, punën dhe nderin.
Një dibër e zhvilluar ku të rejat dhe të rinjt të bëhën sipërmarrës, dhe një sistem të drejtë për të gjithë studentët. Fadromat dhe mjetet e tjera të bashkisë që përdoren vetëm për punë private do të shpërndahen dhe do përdorën nga të gjithë dibranët. Ndërrmarrja e kanalizimeve do të jetë kudo për të furnizuar me ujë të pijshëm.
Ndihma ekonomike nuk do të jetë një mjet presioni, do ju shkojë të gjithëve pa dallim partie. Asnjë familje në bashkinë e Dibrës nuk do të kërcënohet me bukën e gojës. Propozimi im i parë në bashkinë e Dibrës do të jëtë ulja e ujit të pijshëm dhe ulja e tarifës për lixhat. Gjithashtu edhe furnizimi i familjeve në nevojë me energji elektike. Ne së bashku do të punojmë për një Dibër të zhvilluar.
Tarifat e bashkisë do të jetë zero dhe taksat do të jenë në nivelin minimal që e lejon ligji. Bashkia do të jëtë orjentuesi i fermerëve dhe bizneseve të mëdha. Me e rëndësishme për mua është punësimi. Rinia do të jetë forca dhe energjia e ndryshimit të Dibrës. Arsimimi dhe punësimi i tyre do të jetë prioriteti i bashkisë Dibër. Ne do të krijojmë fondin e ekselencës dhe do të ndihmojmë studentët në nevoje. Pas dy ditësh do të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e Dibrës. Do vendosni për familjen tuaj, mos mungoni ditën e dielë por shprehni me votë ndryshimin e Dibrës. Ne të gjithëve nuk na bashkon partia por na bashkon Dibra. Jut ë rinj që jeni shpresa e Dibrës, vendosni për të ardhmen tuaj. Mos emigroni por jepini një shpresë vendit tone. Fitore, fitore“, deklaroi Shehu. /java/a.k