Dibër, vodhi pensionet, në pranga ish- përgjegjësi i Postës 

Ish- përgjegjësi i Postës shqiptare dega Maqellarë është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ishte shpallur në kërkim  për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.  Në pranga ka rënë Arben Tafçiu 51 vjeç banues në Maqellarë Dibër. Tafçiu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë në shtator të këtij viti me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

51 vjeçari ishte shpallur ishte shpallur në kërkim nga pasi duke qenë me detyre ish përgjegjës i Postës dega Maqellarë dyshohet që në vitin 2014 të ketë vjedhur lekët e pensioneve.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU