Dibër, sekuestrohen drogë dhe armë, arrestohen 4 poseduesit

    Dibër-Policia ka sekuestruar 11 kilogramë  mariuanë, 30 gramë farë Canabis Sativa, dy armë zjarri dhe municione, ndërsa ka arrestuar 4 persona.

     

    Komunikata e ploticisë

    Operacion antidrogë  “Vjeshtë në Lurë”

    Goditet një rast i “Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve Narkotike”, si dhe i ‘Armbajties pa leje”.

    Sekuestrohen drogë e armë e municione

    Sekuestrohet 11 kilogramë  Mariuanë, si dhe 30 gramë farë Canabis Sativa.

    Sekuestrohen dy armë zjarri e municione.

    Arrestohen ne flagrance 4 persona.

    Strukturat policore të Komisariatit  të Policisë Dibër pas informacioneve në rrugë operative , është finalizuar me sukses opearcioni antidrogë i Koduar “Vjeshtë në Lurë”.

    Si rezultat i këtij informacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:

    Arjan Dervish Vladi , 36 vjeç,  banues në Pregj-Lurë.

    Ramazan Sabri Leka, 25 vjeç , banues ne Zalldardhe.

    Drilon Ramazan Kaca, 24 vjec , banues ne Tartaj.

    Mehmet Ramazan Kaca, 21 vjec, banues ne Tartaj.

    Arrestimi i tyre u bë pasi:

    Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër kishin siguruar një informacion në rrugë operative se:

    “Ne banesen e shtetasit Artur Vladi në fshatin Pregj-Lurë, njesia administrative Lurë, bashkia Dibër, rrethi Dibër ishte depozituar nje sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa..

    Mbi bazën e këtij informacioni  është hartuar plani – operacionit, ku më datën 20.10.2015 në oarët e para të mëngjezit  forcat policore te Komisariatit Policise Diber kanë  ushtruar kontroll në kushtet e flagrancës në banesen e shtetasit Arjan Dervish Vladi .

    Gjate kontrollit te ushtruar në këtë banesë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale e dy thaseve dhe dy qeskave të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa në sasinë  11 kg si dhe një armë zjarri pushke 20 model 56 të cilen e posedonte pa leje.

    Ne banesen e shtetasit Arjan Vladi u gjeten dhe u arrestuan dhe shtetasit: Drilon Ramazan Kaca, lindur e banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zalldardhë,bashkia Dibër, Ramazan Sabri Leka, lindur e banues në fshatin Zalldardhë, njesia administrative Zalldardhë, bashkia Dibër, dhe Mehmet Ramazan Kaca , lindur e banues në fshatin Tartaj, njesia administrative Zalldardhë, bashkia Dibër, si të dyshuarit kryesorë që kishin dërguar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Arjan Vladi.

    Gjithashtu po gjatë operacionit si rezultat I kontrollit në banesën e shtetasit  Ramazan Leka, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një automatik model 56 me një kreher me 30 cope fisheke model 56.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore ndaj shtetasve Ramazan Leka dhe Arjan Vladi u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale të “Tregtimit të lëndeve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283 e 278/3 te K.Penal.

    Per shtetasit Drilon Ramazan Kaca dhe Mehmet Ramazan Kaca u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Tregtimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkpunim”, parashikuar nga neni 283/2 I K.Penal.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU