Dibër, po transportonte me kalë 122 kg kanabis, arrestohet autori

Policia ka vendosur në pranga 24 orë, pasi e shpalli në kërkim Sulejman  Islamin 42  vjeç, pasi akuzohet për trafik droge në drejtim të Maqedonisë. Sipas policisë, Sulejman Islami është një nga autorët e dyshuar që po transportonte me kalë 122 kg  kanabis në drejtim të Maqedonisë.

Operacioni është zhvilluar nga Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në  Dibër. Policia deklaron se priten arrestime të  tjera, konkretisht të personit që është organizator dhe personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU