Dibër/ Asgjësohen 960 rrënjë kanabis, policia në kërkim të autorit

Efektivët e policisë së Dibrës kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 960 rrënjë bime kanabis sativa në vendin e njohur si Zabelet e fshatit Shimçan.

300 rrënjë ishi të kultivuara në parcela të çrregullta ndërsa 600 të tjera në kubikë. Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU