Dialogu Kosovë-Serbi, McAllister: SHBA dhe Rusia t’i bashkohen debatit politik

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister.

Ai ka thënë se BE beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.

Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.

Ai ka thënë se këtë gjë BE-ja e ka mbështetur gjithmonë.

Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU