Dhunonte seksualisht gruan dhe rrihte fëmijët, arrestohet shqiptari

Dhunonte fizikisht dhe seksualisht gruan, bie në pranga 39-vjeçari shqiptar në Itali.

Pas informacioneve të siguruara, efektivët e policisë së Bergamos kanë ndërhyrë duke bërë prangosjen e shqiptarit emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Si të mos mjaftonte keqtrajtimi i gruas, ai ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Hetimet ndaj kryefamiljarit kishin nisur prej muajit Qershor.

Denoncimi i gruas e ka vënë atë me shpatulla pas murit. Tashmë, 39-vjeçari qëndron prapa hekurave në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se në disa episode, ai ka ushtruar dhunë seksuale ndaj gruas edhe në prani të fëmijëve.

Tashmë, të gjitha informacionet po verifikohen nga hetuesit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU