Tenton të vjedhë me dhunë një banesë duke dhunuar të moshuarën në fshatin Likomil, në Dropullin e Sipërm, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ndriçim Dervishaj , 28 vjeç ,banues në Vlorë.
Ky shtetas u arrestua pasi :
Në fshatin Likomil ,Bashkia Dropull ka tentuar të vjedh me dhunë banesën e shtetases E.Dh, 71 vjeçe.
Ky shtetas ka shkuar në orët e mbasdites rreth orës 18.00 në banesën e shtetases E.Dh e cila ishte vetëm në oborrin e banesës pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti.
Pasi ka shkuar në oborr ka ushtruar dhunë mbi shtetasen E.Dh duke i mbyllur gojën me qëllim që kjo të hapte banesën dhe të tregonte lekët dhe mos bërtiste.
Shtetsja E.Dh në përpjekie e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur.
Në këto kushte shtetasi i lartpërmendur eshte larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar Stacionin e Policisë Dropull ku falë reagimit në kohë të Policisë është bërë e mundur që pas 45 minutash policia të kapë dhe arrestojë në flagrancë autorin rreth dy kilometra lar vendngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentativ” parashikuar nga nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal./a.m.