Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën gjyqësore në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Fildese Havizi.
Shkak është bërë mosparaqitja e avokatit Ilia Ilia, i cili më herët bëri denoncim në policinë e Durrësit se është dhunuar nga dy persona para prokurorisë së këtij qyteti.
Në shtator të 2017, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur më heret në familje.
Pas eskpertizës së bërë në gjykatë Kasemi rezultoi i aftë menderisht.
Prokuroria ka ngritur 3 akuza mbi ish-bashkëshortin e gjyqtares i cili rrezikon burgim të përjetshëm.
Ai përballet me akuzën “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”.
Vetë i pandehuri ndonëse e ka pranuar autorësine e vrasjes nuk ka dhenë shpjegime për shkaqet e ekzekutimit.