Policia e Durrësit ka ndaluar tre persona të cilët dyshohen se janë ata që kanë rrahur dhe kërcënuar me jetë biznesmenin libanez, Fadi Mitri pak ditë më parë në Rinas.
Tre personat e shoqëruar dyshohet se janë ata autorët. Emrat e tyre nuk bëhen të ditura, por burime nga “Panorama” brenda Policisë thonë se ata janë dërguar në Tiranë, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.
Gjithashtu, “Panorama” zbulon edhe inicialet e tyre: A.B. B.B. dhe R.M, që të tre nga Shijaku raporton Panorama.
Ndaj Fadi Mitrit u improvizua një aksident teksa udhëtonte në Rinas dhe më pas, tre personat që e aksidentuan e rrahën dhe e shantazhuan.
Dyshimet janë se rrahja ka qenë shantazh për ndërtimet që ai po zhvillon në Gjirin e Lalzit./a.m.