Dhuna te kopshti ‘Diren’, Nikolla: Prindërit të evidentojnë se ku i çojnë fëmijët

 

“Do të kemi vullnetin dhe gatishmërinë e qartë për të mos lejur ngjarje të tilla”. Kështu është shprehur sot ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, sa i përket ngjarjes së rëndë në kopshtin privat ‘Diren’.

Sipas Nikollës, inspektimi është bërë më përpara në këtë subjekt jopublik të arsimit parashkollor, ndërsa ministrja tha se këto inspektime kanë edhe një periodicitet të caktuar.

“Ne nuk mund të trokasim pas çdo porte që qëndron e mbyllur në një mjedis privat. Janë prindërit ata që duhet të evidentojnë se ku i çojnë fëmijët e tyre. Ne kemi pezulluar edhe subjekte që kanë pasur licenca, por kanë shkelur rregullat. Anjeza Shabani të marrë dënimin e merituar” – tha Lindita Nikolla sot. (java /r.a)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU