Në vetëm 2 ditë, 25 burra janë arrestuar ose janë proceduar penalisht nga Policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave. Të dhënat bëhen publike nga Policia e Shtetit e cila në datat 2 dhe 3 shator ka ndërhyrë në rastet kur bashkëshortët ose ish-bashkëshortët dhunojnë gratë. 9 prej rasteve të dhunës janë në Tiranë, ndërkohë që një shifer e lartë e të shoqëruarve për dhunë në familje janë edhe në Durrës.
Vetëm pak ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, Policia po ndërhyn në çdo rast kur raportohet për dhunë në familje. Arrestimet janë edhe pas një urdhëri të dhënë nga Drejtori I Policisë së Shtetit Haki Çako për të verifikuar të gjitha rastet e dhunës në familjes. Për të gjitha bashkëshortet e dhunuara, lëshohet urdhër i menjëhershëm mrbojtje, ndërkohë që në shumë raste, policia i arreston autorët, derisa dalin para Gjykatës.
ma.me