Dhuna e deputetëve të PD në Gjykatë, Felaj: Kërkonin që të ishte ‘han pa porta’!

Ermonela Felaj, deputetja e PS dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare shprehu keqardhje për protestën e deputetëve para Gjykatës ditën e sotme në pritje të vendimit për 23 të arrestuarit të protestës në “Rrugën e Kombit”.

Felaj i ka cilësur sjelljet e deputetëve te opozites si primitive, dhe ngjarjet e dhunshme si ushqimin shpirtëror të opozitës.

Ajo i ka cilësur pretendimet e opozitës, një pretendim që synon ta shëndërrojnë gjykatën si “një han pa porta”. Deputetja e PS ka theksuar se tarifa e vendosur për ‘Rrugën e Kombit” është gjysma e asaj që kishte caktuar nga qeveria Berisha. Përsa i përket Mosbindjes Civile, Felaj tha që çdo person që do të shkojë në kundërshtim me ligjin do të përballet me pasojat, e njëjta gjë do të ndodhte edhe nese PS do të ishte në opozitë. Raport.tv

ma.me

1 koment

  1. Kam patur dikur respekt per ty,por je bere gruaja dhe politikania me e urryer,jo vetem per mua.Reflekto ,mos dil vend e pa vend se je dhe e shemtuar dhe me gjuhe e ze qe duhet te mbyllesh veshet.

PËRGJIGJU