Dhoma amerikane e Tregtisë në Kinë deklaroi sot se Pekini ka të ngjarë të kundërpërgjigjet nëse presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump imponon kufizime në tregti ose investime mes dy vendeve.
“Kina ka arsenale që mund t’i kundërpërgjigjen shumë mirë veprimeve që SHBA-ja mund të ndërmarrë”, tha Lester Ross, një anëtar i bordit, në Pekin.
“Kina ka filluar tashmë të marrë disa masa, të tilla si vendosja e lartë e antidumping në kimikatet bujqësore amerikane”, tha Ross për gazetarët./bd