Dhembshuria e kafshëve/ Balena lëshon pas 17 ditësh këlyshin e ngordhur

Balena Tahlequah ka vendosur ta lërë të lirë dhe të mos e mbajë më me vete këlyshin e saj që ka lindur i ngordhur. Plot 17 ditë pasi i vogli i saj lindi i ngordhur, balena e pagëzuar me emrin Tahlequah ka vendosur ta lërë të lirë dhe të mos e mbajë më me vete.

Orka Tahlequah lindi më 25 korrik një këlysh të ngordhur, të cilin e mbante mbi kokën e saj kudo që ajo shkonte edhe pse udhëtonte dhjetëra milje çdo ditë.

Pamjet e saj duke lëvizur me të sapolindurin mbi kokë kanë pushtuar rrjetin duke bërë që shumë njerëz të inspirohen nga historia e saj duke i dedikuar piktura apo edhe poezi.

Balena Tahlequah

Sipas biologëve detarë, dhimbja e saj si nënë është një tjetër provë se balenat kanë një inteligjencë dhe lidhje emocionale të ngjashme me qwnien humane (Shqiptarja.com).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU