Dhanë pronën shtetërore për një pikë turistike, dy të arrestuar në Lushnjë

Policia e Fierit ka njoftuar finalizimin e operacionit “PRONA” si dhe arrestimin e dy personave në kuadër të këtij operacioni.

Bëhet fjalë për Bledar Koçiun, 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjes, me detyrë ish-regjistrues i Z.V.R.P.P Lushnje dhe Aben Lushin, 51 vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjes, pronar i pikës turistike Ardenicë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me siperfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike.

TCH/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU