“Deti”, sot raundi i tretë i negociatave në Athinë, takimi Rama-Cipras në Korrik

Një ditë më parë mediat greke raportuan se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur marrëveshjen për “Detin” dhe çështjet e tjera të mbetura pezull mes dy vendeve. Sipas raportimeve, theksohej se nënshkrimi i marrëveshjes mund të bëhet mes kryeministrave Rama-Cipras në datat 28-29 Qershor gjatë kohës që mbahet Samiti i BE.

Por, pavarësisht këtyre raportimeve, në nivelin teknik vijojnë ende negociatat mes palëve dhe nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për progresin e bërë.

Sot në Athinë, në Ministrinë e Jashtme të Greqisë mbahet raundi i tretë i bisedimeve teknike mes dy vendeve sipas raportimeve nga agjencia IBNA. Këto bisedime pritet të jenë të fundit sipas burimeve.

Ministrat Kotzias dhe Bushati u takuan në Rodhos ku ishin pjesë e Konferencës mbi Sigurinë dhe Stabilitetin. Ata qëndruan veçmas për rreth një orë. Takimi u mbajt në një klimë të mirë sipas raportimeve dhe jemi pranë rezultateve pozitive.

Lidhur me takimin mes kryeministrave Cipras dhe Rama për nënshkrimin e marrëveshjes, kjo pritet të ndodhë në dhjetë ditët e para të Korrikut, edhe pse dëshira është që marrëveshja të nënshkruhet në fund të Qershorit, para datave 28-29 Qershor kur mbahet Samiti i BE./JavaNews/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU