“Deti”, përfundon raundi i dytë i bisedimeve me Greqinë, MEPJ: Klimë konstruktive!

Është mbajtur edhe raundi i dytë i bisedimeve teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e “Detit”.
Lajmi është dhënë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Raundi i dsytë i bisedimeve është mbajtur në Athinë.
“Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapsirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, njkofton ministria përmes një reagimi të shkurtër për mediat.
Nuk jepen informacione konkrete mbi progresin e arritur. Raundi i parë i bisedimeve teknike u zhvillua në Tiranë para disa ditësh./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU