DETAJET/ Shkodër, kush ishte ish-polici e bashkëjetuesja që u vranë, në makinë dhe një fëmijë

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij. Sipas informacioneve mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2 vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Viktimat ishin 30-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, 27 vjeç

Javanews ka mundur të sigurojë dhe një foto të viktimës ish-efektivit të policisë dhe të bashkëjesueses së tij që u vranë sot në mëngjes në makinën e tyrë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata janë qëlluar në makinë sapo e kanë parkuar atë. Policia ka bërë se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por ende nuk dihen rrethanat e plota të saj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë në Shkodër. /ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU