Detajet/ Publikohen emrat e 5 të arrestuarve në Nikël, lirohet Durim Bami dhe Flamur Hakaj

Publikohen emrat e 5 të arrestuarve nga aksioni i FNSH-së dhe RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.

Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Ylli Çangu djali i Naim Çangut dhe Skender Lezës. Në total janë pesë të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë urdhër arresti për Durim Bamin dhe Flamur Haken, të cilit deri në këto momente i është sekuestruar një mjet i blinduar. 

Nikla e ‘tritolit’ u rrethua sot nga blindat e policisë. Fshati ku bënin ligjin ‘të fortët’ është gjunjëzuar që në orët e para të mëngjesit falë një operacioni të mirëorganizuar të forcave speciale, FNSH-së dhe RENEA-s, falë të cilit janë shoqëruar 11 persona, gjashtë prej të cilëve emra të njohura për policinë si pjesëmarrës në disa ngjarje kriminale, që nga gjobëvënia, vjedhjet e atentatet me tritol.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forcva e Ligjit”, pjesë e të cilit në terren është bërë edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Për t’i kapur mat brenda banesave policia ka përdorur një truk të vogël, duke lënë Niklën në errësirë totale, pasi kishte pikasur vilat ku do të ndërhyhej.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU