Detajet/ E qëlloi sërish kur pa se vajza jetonte, i riu u drejtoi armën kalimtarëve

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, por dyshimet e para flasin për një krim pasioni. “News 24” raporton se krimi i dyfishte ne Tirane ndodhi pas një sherri mes dy të rinjve, që kanë pasur mes tyre një lidhje intime.
“Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme”, raporton gazetarja e “News 24”.

Mesohet se djali ka qene ne gjendje te renduar psikologjike dhe e priste ne kete rruge vajzen e cila po kalonte e vetme. I ka kerkuar te ndalet por ajo i ka thene “Mos me prek”.

Ne keto momente, ai eshte acaruar dhe sapo e reja ka kthyer shpinen e ka qelluar. Me pas te gjithe deshmitaret te tmerruar kane bertitur pasi i riu mbante armen drejt tyre.

Ai eshte shprehur: Nuk iu bej gje, mos kini frike.

Por pas ketyre fjaleve, ka pare se e reja kishte ende shenja jete dhe e ka qelluar edhe nje here tjeter.

Me pas ka kaluar rrugen dhe ka nisur te qaje me ngasherim. Sapo ka degjuar sirenen e policise i riu ka qelluar veten.

Ai jetonte me qira ne nje prej pallateve te kesaj zone.

Në polici është shoqëruar një grua rreth 40 vjec që nuk e njihte vajzen por i ofroi ndihmen e pare asaj kur e reja kerkoi te ndihmohej.

Autori i krimit pasi vrau te rene qelloi edhe veten me plumb ne koke, u dergua ne gjendje kritike per jeten ne spital ku edhe nderroi jete pas disa oresh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU