Zbardhen detaje nga atentati me eksploziv ndaj Presidentit të Kamzës, Naim Qari. Kështu, mësohet se mjeti tip “Hummer” ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së Qarrit, në Bathore.
Atentatorët kanë thyer xhami përpara të automjetit dhe e kanë vendosur eksplozivin në sediljen e pasagjerit.
Më pas ata janë larguar dhe eksplozivi ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të ditës së sotme.
Qari e ka mohuar për “Panoramën” që mjeti të jetë i tiji, ndërkohë Policia thotë se mjeti është i Qarit.