Detaje/ Vrau shokun me çekiç, njohja në Belgjikë e ndarja e qirasë mes autorit dhe viktimës

Policia ka zbardhur ngjarjen e Fierit, ku ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i një personi në kanal në fshatin Daullas.

U bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.

Po në vijim të punës  hetimore u bë  identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

kreshnik-beqiraj-fier

Kreshnik Beqiraj (viktima)

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU