Detaje për vizitën e Biden në Kosovë, do flasë dhe për demarkacionin

Nënpresidenti Joe Biden dhe Jill Biden do të udhëtojnë për në Prishtinë të martën, ku do të ketë takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, nënpresidenti Joe Biden dhe Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R.

“Beau” Biden, III, transmeton Koha.net. Por thuhet se do të flasë dhe për demarkacionin me autoritetet e Kosovës. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU