Dështon grushti i shtetit në Turqi, 1563 të arrestuar dhe mbi 90 viktima

PËRDITËSUAR – Sipas qeverisë që ka marrë tashmë kontrollin të vdekurit janë 90, 42 vetëm në Ankara, 1563 personat e arrestuar. Lajmin e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag. e raporton Corriere.it.

***

Raportimi i fundit Hurriyet thotë se 754 anëtarë të forcave të armatosura turke janë arrestuar për përfshirje në grusht-shtet.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdağ, ka bërë të ditur se një total prej 754, kryesisht oficerë ushtarakë, janë arrestuar mbi akuzat për përpjekje për grusht shteti.

Ky numër është dyfishuar nga shifra që e dha Ministria e Brendshme turke duke thënë se 336 oficierë janë arrestuar.

Po ashtu 29 kolonelë dhe katër gjeneralë ishin larguar nga postet e tyre dhe mesohet se jane shkarkuar nga detyra. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU