Nexhmije Hoxha: Vetëvrasja e Mehmetit dëmtoi Enverin dhe vendin

Nexhmije Hoxha është rikthyer të flasë për mediat, pas shumë kohësh. Gruaja e diktatorit ka dhënë një intervistë për gazetën Dita. Ajo ka shpjeguar përse Sali Berisha nuk u lejua të hyntë ne ekipin e mjekëve të Enver Hoxhës. Ndërkohë, Nexhmija thotë se historia e Berishës që nuk lante dorën pasi takoi Enverin, është e vërtetë.

“Një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja dhe më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe. Vjehrri, gruaja… Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai nuk hyri në ekip. A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë?

Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar se Saliu për ca kohë nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver”, thotë ajo. Nexhmija ka komentuar edhe një deklaratë të saj, ku shprehet se Mehmet Shehun e vrau Kadri Hazbiu: “Kadriu e vrau Mehmetin, jo në kuptimin e zbrazjes së revolverit, sepse Mehmeti vrau veten, por Kadriu vajti dhe i tha Mehmetit: Ke marrë fund… je zbuluar! Mehmeti vrau veten, duke i bërë një dëm të pallogaritshëm Enverit dhe vendit. Ai nuk diskutohej që do të ishte pasardhës i Enverit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU