Dëshmia e bariut: Terpollarit i prenë kokën 3 shqiptarë, më detyruan ta shoh

Organet greke në Igumenicë kanë marrë në pyetje një shtetas shqiptar që është arrestuar disa ditë më parë në lidhje me krimin e ndodhur në një stan pranë Janinës, ku u vra në mënyrë barbare shtetasi Bledar Terpollari, të cilit i ishte prerë koka.

Gjatë dëshmisë në hetuesi, 28-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në vrasjen e Terpollarit.

Ai ka treguar se tre persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kishin detyruar me forcë t’u tregonte se ku ndohej stani, e kishin marrë me vete dhe për rrjedhojë ai e kishte parë nga afër vrasjen dhe madje prerjen e kokës.

Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar hetuesve edhe vendin ku e kanë groposur, shkruan TCH. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se vrasja është kryer për çështje të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar.

Policia greke vazhdon hetimet për gjetjen e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU