Partizani konfirmon krizën e Tiranës në atë që cilësohet ndër sfidat më të rëndësishme, derbi i kryeqytetit. Të kuqtë thyen me shifrat 2-1 bardheblutë të cilët po rrëshkasin gjithmonë e më shumë në vendet e ulta të renditjes. Ndërkohë Partizani me fitoren e sotme ngjitet në kuotën e 42 pikëve, duke ngushtuar diferencën në 4 pikë me Kukësin e vendit të parë dhe me 2 pikë me Skënderbeun e vendit të dytë.
Të kuqtë dominuan lojën dhe arritën të merrnin rezultatin pozitiv. partizani kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Malotës. Tirana barazoi në minutën e 47-të me Teqjan por Partizani shënoi sërish në minutën e 70-të me Ekuban, duke vulosur shifrat në 2-1.
***
Ka zgjatur vetëm pak minuta buzëqeshja e bardhebluve të Tiranës. Partizani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës duke çuar shifrat në 2-1. Në minutën e 70-të, pas insistimit në sulm, të kuqtë thyen mbrojtjen e Tiranës duke kaluar në avantazh.
***
Tirana është rikthyer në lojë duke barazuar shifrat. Olsi Teqja shënoi për Tiranën në minutën e 47-të dhe gjithçka tashmë është e barabartë.
***
Është zhbllokuara derbi Partizani-Tirana. Të kuqtë kanë kaluar në avantazh ndaj bardhebluve nëpërmjet një goli të Renato Malota. Nëpërmjet një goditjeje me kokë, Malota del fitues i duelit me Likën dhe arrin të deportojë topin në rrjetë.
Dy ekipet vijnë në derbin e radhës jo në formë, pasi Partizani e ka nisur fazën e tretë me rezultate negative, ndërsa Tiranë ka shumë probleme nga rezultatet te tifozët, të cilët e kanë bojkotuar për ndeshjen e sotme.
Bardheblutë nuk pranojnë faktin që Partizani do të luajë në fushën e tyre, prandaj kërkojnë largimin e Presidentit Halili, pasi e akuzojnë se i preu në besë duke lejuar të kuqtë të luajnë në ‘Selman Stërmasi’.
Kjo ka bërë që si asnjëherë tjetër sot stadiumi i Tiranës të jetë i mbushur vetëm me tifozët e kuq, pasi edhe pjesa e përcaktuar për Tiranën pritet të jetë bosh, të paktën nga ultrasit.
Për Partizanin rezultati i vetëm pozitiv do të ishte fitorja, pasi nisur nga objektivi për titullin një barazim apo humbje do ta largonin akoma më shumë nga vendi i parë, ndërsa për Tiranën fitorja do të qetësonte ujërat duke qenë se mungon prej disa vitesh në derbi.