Der Standard: Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE

    Greqia mund të bllokojë negociatat e planifikuara për integrimin e Shqiërisë në Bashkimin Evropian. Ky është arikulli i botuar sot nga gazeta austriake “Der Standard” e cila i referohet konflikeve të fundit për kërkimin e hidrokarbureve në Detin Jon.

    Në artikullin e saj gazeta austriake veçon deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me homologun serb Vuçiç. Por e fortë ishte edhe kundërpërgjigja greke e cila i bënte thirrje kryeministrit shqiptar t’i kthehej logjikës.

    Por sipas “Der Standard” ky nuk është konflikti i vetëm mes dy vendeve. Një tjetër ngërç janë edhe varrezat greke në jug të Shqipërisë.

    “Një marrëveshje për këto varreza nuk është zbatuar nga Shqipëria. Formalisht, Greqia dhe Shqipëria janë ende në luftë, e cila është bazuar në një ligj grek në vitin 1940 i cili kurrë nuk është anuluar.” thekson gazeta

    Ndër të tjera problem janë kthyer edhe çamët të cilët tashmë kanë përfaqësuesin e tyre nënkryetar të Kuvendit, Shpëtim Idrizin, çka solli largimin e Vangjel Dules, i njohur për lidhjet e tij të afërta me autoritetet greke.

    Për të pasqyruar këto tensione që ekzistojnë mes vendeve është edhe bojkotimi i samitit të SEECP nga ministri i jashtëm grek ndërsa vetëm pak ditë më vonë edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras bojkotoi Forumin Ekonomik të Vjenës që u mbajt në Tiranë.

    Referuar të gjithë këtyre aspekteve, gazeta nënvizon se kjo mund të sjellë blokimin e integrimit të Shqipërisë në BE, në rast se nisin negociatat. Kjo do ta shndërronte Shqipërinë në një rast të gjashëm me Maqedoninë.

    “Serbia nuk është më problem për Shqipërinë. Nga perspektiva e Tiranës, tani duhet të shqetësohen më shumë për Greqinë. Kjo pasi Greqia mund të vendosë veto ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thekson gazeta.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU