Deputetja e PS, Klotilda Ferhati, e ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, ka saktësuar pozicionin që ka Saimir Tahiri brenda PS-së, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe hapjen rrugë të arrestimit të tij. Ferhati tha se Tahiri nuk është përjashtuar nga forumet e PS, por është pezulluar.
“Dua të saktësoj diçka që u tha në media se u përjashtua Saimir Tahirin. Ai nuk është përjashtuar, por është pezulluar nga detyrat në parti, pra nga Grupi Parlamentar. Kjo është bërë për t’i hapur rrugë hetimit. Në momentin që do të mbyllet hetimi, ai mund të kthehet sërish në Grupin Parlamentar”, tha Ferhati.
a.ç