Deputetja e LSI nuk duron kur i akuzojnë Ilir Metën

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, reaguar ndaj deputetit socialist Fadil Nasufi, i cili e ka cilësuar shkelje të kushtetutës mos dekretimin e Sandër Lleshit ngas presidenti Meta.

Fadil Nasufi ka marrë përsipër të bëjë juristin, madje një shkallë më lart, konstitucionalistin, e të na tregojë se Presidenti i Republikës, paska shkelur Kushtetutën, duke mos dekretuar propozimin e Kryeministrit, për të bërë Sandër Lleshi/aj-n Ministër të Brendshëm”- tha Caka.

Ajo e akuzon Nasufin edhe për drejtimin e Bashkisë së Beratit.

A ke moral të flasësh ti Fadil, kur në 12 vite që ti drejtove Bashkinë e Beratit, vure në alarm UNESCO-n me nivelin stratosferik të ndërtimeve pa leje, të cilat rrezikonin trashëgiminë historike të Beratit?!

A ke moral të flasësh, kur nuk ka kaluar ende 1 vit e gjysëm nga akuzat për 3 vepra penale të kryera nga ty, konkretisht “Për përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”, për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari publike ose zgjedhore”?!

U kape gafil me zë e figurë, me çertifikata pronësie, që i shpërndaje në këmbim të votave.

A ke moral të flasësh, kur u kape po prapë gafil me zë e figurë teksa lëshoje 10 mijë lekësha në tabaka, po prapë në këmbim të votave?!

A ke moral të flasësh, kur ke një vit i zgjedhur në funksionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ke trajtuar asnjë shqetësim të Qarkut të Beratit, apo të bashkisë që drejtove për 12 vite?”

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU