Deputeti i PS sulmon opozitën: Vranë më 21 janar, qurraviten për gazin që blenë vetë

Ndërkohë që Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe policinë për gazin lotsjellës dhe dhunën e përdorur kundër protestuesve, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i ka shigjetuar duke përdorur fjalët e Konicës. 

Me një shënim në faqen e tij në FB, ai shkruan se opozita po “qurravitet për gazin që e ka blerë vetë”. “Opozite te kam…….s’te kuptova asnjehere do thonte Konica”- shkruan ai.

Postimi i Ndreut 

Keta qe ju dhane plumba protestuesve te 21 Janarit, qurraviten per gazin lotsjelles qe e blene vete ! Ne fund fajin e ka ministri Lleshaj qe nuk lejon ca huligane me maska me hy ne parlament ! Opozite te kam…….s’te kuptova asnjehere do thonte Konica !

ndreu

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU