Deputeti i PD Salianji i zhytur ‘kokë e këmbë’, telefonatat me Olldashin për takim me Babalen

Që ka pasur një organizim mes treshes Babale, Salianji dhe Jetmir Olldashi për të krijuar një përgjim kundër Agron Xhafaj, dhe goditur politikisht ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, është provuar nga një sërë veprimesh hetimore të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Por ky hetim që ka zgjatur gati katër muaj, ka zbuluar dhe një të dhënë tjetër interesante, pasi ka provuar se deputeti i PD Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 1:30 të natës,duke i kërkuar që të paraqitej në selinë e Partisë Demokartike, pasi e kërkonte Albert Veliu.

Olldashi ka shkuar në PD dhe pikërisht atë natë, rreth orës 03:00 e ka intervistuar Albert Veliun,intervistë që më pas është publikuar nga PD, në selinë e saj. Sipas prokurorisë, tre personat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe për më tepër kanë qënë në unisong në veprimet e tyre për të krijuar një material përgjimi dhe më pas për ta publikuar atë.

Vdekja e babai të Alizoti shtyu arrestimin
Një tjetër fakt që është bërë ditën e djeshme në sallën e gjyqit, është dhe fakti se të arrestuarit Fredi Alizoti, dy javë më parë i ka ndëruar jetë babai i tij. Pikërisht ndarja nga jeta e tij, sipas prokurorisë, solli dhe shtyrjen e operacionit. “Është shtyrë me dy javë arrestimi i tij, dhe procedimi me masat e tjera. Kjo pasi kemi pasur informacion se Fredi Alizotit dy javë më parë i ka ndëruar jetë babai.Nuk dëshironim që të bënim arrestimet pikërisht në këtë ditë, dhe për pasojë kemi vendosur që ta shtyjmë, deri në këtë fazë”-thanë prokurorët e çështjes.

Salianji i tradhtëuar dhe nga Alibej e Bardhi
Ky përgjim i stisur nga një njeri që mban nofkën “Babale” dhe një person tjetër nga Novosela e Fierit, ka nxjerrë zbuluar deputetin e PD Ervin Salianji, i cili ka montuar në mënyrë dashakeqëse dhe e ka shitur këtë provë tek kryetari i PD Lulzim Basha. Salianji në gjithë këtë histori është tradhtuar dhe nga dy denoncuesit e tjerë të çështjes “Babale”, kur janë pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Përpara prokurorit Genti Osmani, mësohet se deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari i Bashës Gazmend Bardhi, kanë pohuar se shtetasin Albert Veliu (Babalen) e ka sjellë në PD deputeti Ervin Salianji. Sipas dy dëshmive të zyrtarëve të Lartë të PD, Salianji kishte dhe materialin audio-përgjim në një USB, që ja ka dorëzuar Kryetarit të Partisë Basha, dhe që më pas e kanë parë dhe riparë disa herë së bashku.

Pyetjes së prokurorit Osmani, nëse e njihnin më parë Albert Veliun, Alibeaj dhe Bardhi kanë pohuar se nuk e njihnin më parë këtë person dhe se kontakti i parë me të ka qënë një takim në PD. Ka shumë gjasa që Salianji, njeriu që aspiron dhe ëndëron për të marrë drejtimin e PD me humbjen e rradhës të Bashës në zgjedhjet elektorale dhe lokale, të vihet në ndjekje penale për këtë mashtrim që trazoi politikën Shqiptare, por që në fund të fundit nxori nga shtëpia dhe çoi drejt burgut në Itali Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. shqiptarja.com

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU