Deputeti i PD replikon ashpër me Kryemadhin: Problemi nuk janë ndërkombëtarët!

Pas deklaratave të kryetares së LSI Monika Kryemadhi se ndërkombëtarët kanë “mbyllur sytë” për situatën në vend, ka reaguar dhe deputeti i PD Agron Shehaj. Sipas Shehaj, problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtarët por politikanët e korruptuar në vend, të cilët mbajnë peng sistemin e drejtësisë.

Reagimi i deputetit te PD:

Problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtaret por politikanët e korruptuar.

Vetingu në politikë është i domosdoshëm dhe jo vetëm nuk pengon reformën në drejtësi, por do ta çlirojë atë nga politikanët e korruptuar që sot e mbajnë peng.

Jam i bindur që ndërkombëtarët e mbështesin pastrimin njëherë e përgjithmonë të të korruptuarve dhe atyre të lidhur me krimin përmes vettingut të politikës.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU