Deputetët në hall për zgjedhjet në Dibër, nuk kanë ku të flenë

Dibra, qyteti i vogël verilindor, është kthyer këto ditë në “Kryeqytetin” e politikës.
Aq shumë është mbipopulluar me deputetë dhe eksponentë të lartë partie dhe forumesh rinore, sa është gati mision i pamundur gjetja e një hoteli.

Këtë “hall” e kanë dhe vetë deputetët, të cilët me urdhër partie do të angazhohen pothuajse të gjithë në terren të dielën e zgjedhjeve lokale. Ata do të nisen që të premten, ditë kur janë dhe mitingjet përmbyllëse të fushatës, me praninë e 2 kryetarëve të partive.

Në orën 11:00 mblidhet PS , ndërsa në orwn 15:00 PD.  Pikërisht gjetja e një dhome për t’u akomoduar ka qenë tema kryesore e bisedave jashtë seance të ligjvënësve këtë të enjte.
Kjo pasi 4 hotelet në Peshkopi janë të tejmbushur. 1 është zënë nga PS, “ Korabi” dhe 3 nga PD, “Veri” ku është akomoduar dhe vetë kryedemokrati Basha, “Plaza” dhe “New york”.

Në zonë ka dhe disa hotele të tjera të tipit ”konvikt”, por me kushte të papërshtatshme për kategorinë e deputetëve. Në këto zgjehdje PD ka angazhuar dhe forumet e saj, një ndër to grupimi “Azem Hajdari” i konceptuar enkas për ruajtjen e votave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU