Deputetët e PS kërkojnë zero tatim për pagat deri në 40 mijë lekë

Tatimi mbi pagat e ulëta do të jenë pjesë e debatit në seancën parlamentare. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar rishikimin e skemës duke favorizuar 70 mijë punonjës. Pavarësisht se nisma është kundërshtuar nga ministria e Financave  drafti do të kalojë për votim në seancë.

Ndryshimi i tatimit për pagat e ulëta ka shkaktuar debat në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Propozimi i deputetëve që rrogat deri në 40 mijë lekë në muaj të kenë 0 tatim është kundërshtuar nga ministria e Ekonomisë.

Nëse një ndryshim i tillë do të miratohet në parlament, në vend do të përfitonin 70 mijë qytetarë të cilët do të mernin 13 mijë lekë më shumë në muaj.

Qeveria ndërkohë ka propozuar ndryshim të tatimit për pagat e larta duke e rritur fashën që do tatohen me 13% nga 130 mijë në 150 mijë.

Replikat 

Blerina Gjylameti, relatore e Komisonit të Ekonomisë:

Unë jam deputete dhe paga ime nuk është 30-40 mijë lekë. Hyn në fashat e larta ku ne kemi vendosur si forcë politike që ata që kanë paga më të larta duhet të paguajnë më shumë. Ne shikojmë dhe zgjidhim një nga pikat që kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për pagat nga 130 nmë 150 sugjerimi jonë është në lidhje me atë që kemi marrë si angazhim. A jemi në momentin që të rishikojmë të gjithë fashat dhe mund të ngrijmë dyshemenë sepse mund të ndikojmë të gjithë fashat? Duhet të jemi të hapur për të parë ndryshimet. Mund të mos jetë 40 mijë po mund të jetë 35 apo 37 mijë. Por duhet të ulemi ta shikojmë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Edhe ju paguani për fashën 300 deri në 400 të vjetra, edhe unë. Ndaj edhe është ndërtuar progresiviteti i fashave. Po të hiqen fashat nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar, I bie që të përfitojmë dhe unë dhe ti. Parimisht ëshët e gabuar sepse dëmton progresivitetin dhe integritetin fiskal të punësimit.

Kreu i Komisionit Erion Braçe

Kurrë nuk kemi thënë që shkallët e progresivitetit janë të vendosura njëherë e përgjithmonë dhe ndryshimi që sillni sot e provon këtë. Ju po ndryshoni për të ardhurat nga puna nga 130 mijë lekë në 150 mijë e për të qenë të ndershëm deri në fund është një favor fiskal ku përfshihemi dhe ne.

Propozimi i zonjës është legjitim ashtu siç edhe propozimi për të ndryshuar këtë ligj dhe për të integruar të ardhurat në një deklaratë të të ardhurave vjetore dhe t’ia nënshtrojmë tatimit progresiv.

Duhet të shohim një shkallë të re progresiviteti të të ardhurave nga puna. Propozimi im pa asnjë diskutim është një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që sanksionon edhe më tej progresivitetin në të ardhura.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Ligji i ri për të ardhurat besoj unë do të avancojë se punuari me FMN-në në 6 muajt e ardhshëm. Është legjitime të bësh propozime. Në finale parlamenti është ai që aprovon buxhetin dhe paketën fiskale. Unë personalisht janë shumë kundër zgjerimit të fashës. Progresiviteti është serioz në favor të qytetarëve, të të punësuarve, është në favot të pagave të ulëta. Zgjerimi i fashës përjashtuese shkatërron sistemin e të ardhurave personale në shifra dhe në parim.

Do qendroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe ne teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU