Denoncoi zhdukjen e shokut, arrestohet si i dyshuar për vrasjen e tij

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, si i dyshuar për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij.
Aleksandër Fadili, banues në rrethin e Peqinit denoncoi në polici zhdukjen e shtetasit me Fation Fejzillari. Policia u vu menjëherë në lëvizje pas marrjes së dëshmisë së tij dhe pasi hetimeve, lindën dyshimet se vetë denoncuesi është autori i dyshuar i zhdukjes së 30-vjeçarit Fejzillari.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill të këtij viti. Policia e Kurbinit deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe shkencore që fajësojnë Aleksandër Fadilin.

Uniformat blu dyshojnë se Fadili e ka vrarë dhe më pas zhdukur shokun e tij 30-vjeçar, po banues në Peqin dhe thotë se është vënë në kërkim për gjetjen e trupit të tij. Tregtari i perdeve nga Peqini humbi kontaktet ne menyre te papritur pasi kishte marre nje kredi ne banke. Ishte pikërisht shoku i tij që denoncoi zhdukjen, por ai u prangos sot si autori i dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e trupit./a.m.

*familjarët e Fation Fejzillarit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU