Denoncimi i PD: Xhafaj falsifikoi dokumentin zyrtar të Kodit të Procedurës Penale

Në një dalje për mediat opozita akuzon ministrin Xhafaj se ka bërë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe rendit rastet ku janë bërë falsifikimet.

“Ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale janë ndryshuar në 3 mbledhjet e Komisionit”.

Në mbledhjen e parë të datës 13.03.2017, ndryshimi i propozuar në nenin 491 të K.Pr.P., nuk është diskutuar nga Komisioni dhe nuk është përmendur FARE gjatë prezantimit të ndryshimeve

: Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.

 Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

a.ç

5 KOMENTE

  1. Me fal po falsifikimi ku qendron? Falsifikim e quani ju se ju ne kohen tuaj i kalonit ligjet naten dhe te kalosh ligje nga komisioni i ligjeve ju duket falsifikim.

  2. Keni juriste ne parti a skeni? Po futu lexoni njeher qe kete gje e ka gjithe bota o njerez. E ka franca e ka gjermania e ka italia apo gjithe europa na qenka falsifikator?

  3. Falsifikim e di ca eshte? eshte ajo qe beri Bardhi kur erdhi minister drejtesie dhe falsifikoj letrat per sekretaren e pergjithshme te MD. Ksaj i them falsifikim dokumentacioni une.

  4. Ne nje kohe kur shqiperia pritet te hedhi nje hap drejt europes kta na nxijn faqen me kto budalleqe. E kane bere dhe vazhdojn ta bejn cdo dite. Kta sikur nuk jane shqiptar o vlla 5 une.

PËRGJIGJU