Një kamerier në Tiranë po hetohet nga prokuroria pasi u denoncua për grabitje nga një grua.
Ajo kishte harruar orën e saj në lokal, por kur eshtë kthyer nuk e ka gjetur më.
Kamarieri nuk e ka pranuar ta kete dorezuar ne banak orën, as ta ketë marrë, por tha se e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Behet fjale për shtetasin me inicialet A.P, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili punon ne nje lokal në rrugën “Sami Frashëri”, si kamarier.
Por ndaj tij kane nisur hetimet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Ai ka gjetur në një tavolinë një orë dore, që ishte harruar nga shtetasia I.T, vjeç 57, banuese në Tiranë, të cilën nuk e ka dorëzuar në banak, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave”, tha Policia./a.m.