Dënohet shqiptari që mbolli drogë afër Pallatit Mbretëror në Angli

An exterior view of Southwark Crown Court in London.
Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar sot nga drejtësia britanike, pasi u deklarua fajtor për mbjelljen e lëndës narkotike cannabis sativa shumë pranë pallatit mbretëror, Buckingham Palace.

Bëhet fjalë për shqiptarin Jetmir Myrtaj, në pronën e të cilit u gjet lënda narkotike e Class B.

Banesa e tij ndodhet pikërisht 50 metra nga muret rrethuese të kopshtit të shtëpisë së Mbretëreshës në Londër.

Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se Myrtaj, i cili u shfaq në Gjykatën Southëark Croën përmes një lidhje me video me ndihmën e  një përkthyesi  për gjuhën shqipe u dënua me 6 muaj burg si dhe u paralajmërua për dëbimin nga Anglia.

Ndërsa së bashku me 29 vjeçarin u dënuan po me 6 muaj burg edhe dy shqiptarë të tjerë, bashkëpunëtorë, Edriol Shyti dhe Hajri Cjapi. Edhe për dy bashkëpunëtorët gjyqtarët thanë se pas kryerjes së dënimit do të depërtohen nga Anglia./shqiptarja.com

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU