Dënohet grabitësi shqiptar, u arratis nga spitali vetëm me mbathje

ITALI- Një shqiptar është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Itali, pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Shqiptari Mariglen Cybi, i njohur ndryshe si Davide De Gaetano u bë i famshëm teksa u arratis nga spitali i Chietit, i veshur vetëm me mbathje në gusht të vitit 2015.

Shqiptari i arrestuar për grabitje me dhunë u tha policave se do shkonte në tualet, por më pas ja ka mbathur duke u arratisur vetëm me mbathje. Ai u kap nga policia vitin e kaluar, ndërkohë që gjykata vendosi ta dënonte me 1 vit burg më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria.

Cybi ishte arrestuar nga policia italiane herën e parë, për grabitje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Ai tentoi të vidhte një makinë, ndërkohë që vetë po udhëtonte në një “Audi A6”, që ishte dhe ajo e vjedhur.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU